Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Policanit.
Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri kallashnikov në banesën e tij.
Bëhet me dije se është vetëvrarë Ylber Spahiu, i cili është gjetur në banesë pa shenja jete.
Këtë akt të rëndë viktima e ka ndërmarrë në kushtë të rënduara psikologjike.
Trupi i pajetë i tij u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat.
Mësohet se kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar krismat në banesën e të ndjerit.


