Një pushues në Durrës ka humbur jetën një ditë më parë.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, 81-vjeccari me iniciale V.N. banues në Tiranë, teksa ishte në breg të detit, nuk është ndiere mirë. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton, se i moshuari vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime.


