Është gjendur sot në 13 korrik trupi i pajetë i i alpinistit Erkin Lika, i cili u rrëzua nga faqja shkëmbore tek Ura e Vashës.
39-vjeçari ishte pjesë e grupit të kërkim shpëtimit malor dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke u stërvitur bashkë me grupin, duke bërë ngjitje me litar.
Lika ka rënë në humnerë dhe ka përfunduar në ujërat e lumit, por terreni i thepisur ka vështirësuar gjetjen e trupit.
Prej dy ditësh po kërkohej nga kolegët e tij, si dhe grupi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, por vetëm tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të tij.
Ngjarja e rëndë u raportua në 12 korrik. 33-vjeçari ishte i pasionuar pas alpinizmit.


