Një 63-vjeçar është qëlluar me levë në kokë ditën e sotme në qytetin e Përmetit pas një konfllikti që ka kaluar deri në përdorimin e dhunës.
Raportohet se 63-vjeçari i plagosur është Kosta Xhallo, ndërsa mësohet se ai është goditur me levë në kokë dhe në shpinë vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë.
Si pasojë e plagëve të marra, i plagosuri shtë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërsa pritet që persona të tjerë që kanë marrë pjesë në konflikt të dërgohen drejt spitalit gjithashtu.


