Këmbesorja që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjil ka ndërruar jetë në spital.
Qamile Sinani, 70-vjeçe banonte në lagjen 28 Nëntori në Elbasan.
Ajo nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti dhe ka humbur jetën në spital.
Shoferi i cili aksidentoi të moshuarën është shoqëruar në komisariat dhe është marrë në pyetje.


