Të paktën 10 të rinj mbetën të plagosur në një diskotekë në Itali në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një person qëlloi me armë zjarri.
Festa ishte organizuar në periferi të zonës së Tamburit nga studentë universitetesh ku ishin mbi 300 të ftuar. mDy prej tyre u konfliktuan me njëri-tjetrin kur njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi drejt tij duke e plagosur. Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Mediat italiane bëjnë me dije gjithashtu se nga të shtënat u plagosën dhe disa persona të tjerë. Autori i plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja, por policia ka arritur ta identifikojnë dhe po punojnë për arrestimin e tij.