• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Shqiptari VRET kushëririn e tij. Dyshonte se kishte LIDHJE me bashkëshorten e tij…
Home
Breaking News

E RËNDË/ Shqiptari VRET kushëririn e tij. Dyshonte se kishte LIDHJE me bashkëshorten e tij…

4 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para rreth dy vitesh, një person i ve e kishte vrarë kushëririn e tij në St. Gallen. Ai ka dyshuar se viktima ka pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij të ndjerë. Tani, rasti do të dalë para gjykatës.

Ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2016 rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas aktakuzës, 61-vjeçari i pandehur e kishte marrë me vete një pistoletë të karikuar nga vendbanimi i tij në Sirnach. Armën e kishte sjellë në Zvicër ilegalisht në vitin 2012, pas pushimeve verore nga vendlindja e tij në Kosovë. Me veturën e tij ai ka shkuar në St.Gallen, për t`ia zënë pritën kushëririt të tij që po shkonte në punë.

“Sipas bindjes së pakonfirmuar të të akuzuarit, dyshohet se viktima ka pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij që kishte ndërruar jetë në korrik të vitit 2015”, shkruan në aktakuzë prokuroria.

Me një kapelë mbi kokë dhe në dorën e majtë me një ombrellë, ai ka marrë pozitën fillimisht në një oborr në rrugën “Webergasse”, për të vëzhguar banesën e kushëririt, shkruan “Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.

Në çastin që viktima po dilte nga banesa pa ndonjë dyshim, i pandehuri vrapoi duke iu afruar pas shpine. Ai ia drejtoi pistoletën në gjendje gatishmërie dhe e shkrepi nga një distancë e afërt. Për shkak të bllokimit të armës, plumbi nuk u shkrep.

I pandehuri nuk u dorëzua aq lehtë në synimin e tij. U tërhoq një hap prapa dhe manovroi edhe një herë më armën. Ai e hoqi plumbin që nuk ishte shkrepur dhe për herë të dytë shkrepi armën mbi kushëririn e tij nga afërsia. Kësaj radhe plumbi e qëlloi viktimën në kokë, duke u rrëzuar përtoke pa ndjenja.

Vrasësi i dyshuar vrapon nga vendngjarja dhe e merr një taksi për të vazhduar rrugën për në Gossau. Nga një bankomat të atjeshëm, ai merr 50 franga për ta paguar taksin. Më në fund, me tren vazhdon rrugën për në Wil, ku armën e fshehu në një shkurre. Më 9 qershor të vitit 2016, vrasësi arrestohet. Që nga kjo kohë, ai gjendet në paraburgim.

Më 3 korrik të këtij viti, ai pritet të paraqitet para Gjykatës rajonale të St. Gallenit për akuzat që e rëndojnë. Prokuroria e akuzon për vrasje dhe shkelje të shumëfishtë të Ligjit për armëmbajtje pa leje, njofton më tej Albinfo.ch. Ajo parasheh një dënim me burg prej 18 vitesh dhe gjobë me kusht prej 90 mëditjeve me nga 30 franga.

Shpenzimet e deritanishme gjyqësore sillen rreth 70.000 franga dhe pritet t`i vihen në barrë të dyshuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Italia shënon golin e parë ndaj Holandës (VIDEO)
Previous article "Kush e ka rrogën më të madhe, ti apo Edi?" Linda Rama jep përgjigjen që askush nuk e priste

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT