Një sherr me thika ka ndodhur në Sukth të Durrësit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Bëhet me dije se në spital ndodhen shtetasit M.M., dhe E.Ç., jashtë rrezikut për jetën.
Personat në fjalë janë plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhje e plotë të rrethanave.