Ish-deputeti i LSI-së dhe njëherazi mjek kirurg në spitalin e Elbasanit, Bujar Kllogjri ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në testin që iu është nënshtruar Kllogjri ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore apo sesi është infektuar.
Kllogjri është një mjek i njohur në qytetin e Elbasanit. Ai ka qenë deputet i qarkut të Elbasanit, propozuar nga LSI.
Deri më tani në vendin tonë 403 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numeri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14.568.


