Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Bregas, Maliq. Një mjet zetor ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 60 vjeçar.
Mësohet se i plagosuri Ramadan Elmazi, rreth 60 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


