Policia e Vlorës ka arrstuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 27-vjeçar i cili ka goditur me mjet prerës gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë arrestuar gjithashtu dhe një 36-vjeçar të dënuar me 9 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Reshat Bendo 36 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 17.06.2021, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.


