Një rast i rëndë pornografie me të mitur është zbuluar ditën e sotme në Tiranë, teksa një 29-vjeçar ka rënë në pranga.
Rasti u zbulua pas informacioneve të mbërritur nga Gjermania për 29-vjeçarin e arrestuar, i cili shpërndante materiale pornografike me të mitur online.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.


