Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një turist i huaj është rrëzuar në humnerë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Leskovik”, ku turisti ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, por aksidentalisht është rrëzuar në humnerë.
Kanë qenë një grup çiklistësh dhe vizitorësh në zonë dëshmitarë të ngjarjes dhe më pas i janë afruar, teksa është lajmëruar dhe policia dhe ambulanca, por distanca nga qyteti është e largët. Nuk dihet ende gjendja e çiklistit.


