Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një shtëpi në Deçan, Kosovë ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një ngrohëse elektrike që ka bërë masë.
Nga ky incidet ka mbetur i plagosur një 9-vjeçar.
“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka njoftuar policia.


