Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Mësohet se një grua 50 vjeçe është hedhur nga kati i 8-të, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur te pallatet që shërbejnë si banesa sociale. Ndërkaq, ende nuk dihen motivet që e çuan 50-vjeçaren të marrë këtë vendim fatal për jetën.


