Një shtetas shqiptar, i moshës 55 vjeç ka vdekur në lagjen nr.1 “Shkozë”. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, dhe se në momentin e transportimit drejt Spitalit viktima nuk ka rezistuar dot.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.08.2018, në Shkozë, në banesë, ka vdekur shtetasi Gj.N., vjeç 55. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.