Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Migjeni” në Tiranë. Një person i cili po lëvizte me motor, ka përplasur një këmbësor.
Më pas, drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë. Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi me iniciale L.D. dhe këmbësori B.M.
Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.