Një vajzë ka humbur jetën në Tiranë. Ajo është shoqëruar në spital nga babai. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ka dyshime se vajza mund të jetë me armë zjarri. Ndërkohë policia, në njoftimin paraprak bën me dije se po punohet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


