Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë. 67 vje♪5arja S.Ç dyshohet se se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


