Sarandë, aksidentohet iklisti italiaian Massimo Rosa.
23-vjeçari, i identifikuar si Massimo Rosa, i ndodhur në Sarandë me një grup çiklistësh të tjerë, aksidentalisht është rrëzuar duke marrë plagë të rëndë në trup. Ai është transportuar menjëherë për ndihmë në spitalin e Sarandës.
Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese, e për këtë ai u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Çiklisti kishte dëmtim të anësive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plage të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të anësive të sipërme.