Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Pukë ku një 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është identifikuar si shtetasi Petrit Biba, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Pukës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se i riu është në gjendje kritike dhe spitali i Pukës e ka nisur drejt atij të Shkodrës.
Ai ka marrë një plumb në bark, ndërsa ende nuk është përcaktuar nëse është tentativë për vrasje apo vetëvrasje.


