Manhattan në Neë York ka rënë preh e një sulmi.
Një burrë i cili mbante dy armë ka nisur të qëllojë pas një koncerti për Krishtlindje në katedralen e ‘”Saint John the Divine”.
Fatmirsisht autori nuk arriti të qëllonte askënd, pasi policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka qëlluar për vdekje autorin.
Agresori ishte i veshur me të zeza, me një kapele bejzbolli dhe maskë teksa pikërisht në fund të koncertit që po mbahej në katedrale për Krishtlindjet që po vijnë ai filloi të gjuajë.
Nuk ishte e qartë nëse personi i armatosur po synonte njerëzit apo po qëllonte në ajër.


