Një 26-vjeçare nga fshati Dorëz i Librazhd ka tentuar t’i japë fund jetës.
E reja me inicialet, A.H është pikasur nga familjarët e saj ndërsa ndërmori aktin ekstrem për tu vëtvarur. Menjëherë ajo është dërguar në Spitalin e Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të saj për të zbardhur ngjarjen .


