Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Milot, Kurbin.
Ende në rrethana të paqarta, policia njofton se i plagosur ka mbetur Ylli Ibrahimi i cili është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor” – njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po vijon hetime për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje. Policisa e Kurbinit dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.