• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË KUKËS/ Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË KUKËS/ Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën dhe…

23 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje në fshatin Lusen. Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Shpallet në kërkim djali i tij i mitur, i cili ushtroi dhunë ndaj babait të tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Lusen, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit E. P., menjëherë organizuan operacionin policor të koduar “Lusen”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 56 vjeç, banues në fshatin Zall Lusen, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi E. P. ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19 vjeçe, për motive të dobëta. Më pas, djali 17 vjeç ka ndërhyrë dhe e ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 17-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESHKUJT NUK DUAN TË IMPENJOHEN"/ Fjodora flet për lidhjen me mashkullin misterioz
Previous article ANALIZA E DW/ Xi Jinping dhe Vladimir Putini, së bashku kundër SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet! Aktualitet

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT