Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetë.
Sipas Policisë, viktima, një 84-vjeçar me inicialet Sh.S është gjetur pa shenja jete, i varur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave” në Kavajë.
Nuk dihen ende arsyet që e çuan të moshuarin drejt këtij akti fatal, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes