Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje familje ne Vranisht te Himares. Policia ben me dije se në orën 07:03, në fshatin Vranisht, Himarë, është gjetur i varur me litarë në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A, 60 vjeç.
Sipas hetimeve te para ne trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune, ndaj dyshohet se ai eshte vetevarur. Policia po vijon hetimet.
Informacion paraprak
Më datë 31.10.2018, në orën 07:03, në fshatin Vranisht, Himarë, është gjetur i varur me litarë në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A, 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga litari.
Bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.
Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


