• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË GJERMANI/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË GJERMANI/ Gjendet e vdekur në pyll 28-vjeçarja shqiptare, arrestohet autori i dyshuar, shkaqet e vrasjes ende mister

11 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri në Gjermani më 5 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it. Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç. Ai është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin. Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ 19-VJEÇARI NË SHKODËR/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve intensive
Previous article DHUNË DHE TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË TIRANË/ Çfarë ndodhi gjatë natës në zonën e “Ali Demit”?

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT