Një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar.
Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. I shoqi i saj ka deklaruar se ditën e djeshme se 59-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ditën e sotme, banorët e fshatit e kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa në mënyrë që të gjenin trupin e saj por pa sukses.


