Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Mësohet se ditën e djeshme në fshatin Sheqmarinas, shtetësja me inicialet S.Xh është vetëhelmuar në banesën e saj, e ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital, rreth orës 07:30.
Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 57 vjeçaren drejt aktit të rëndë, ndërkohë që gjatë muajit gusht vetëm në qytetin e Fierit kanë humbur jetën 5 persona.
NJOFTIMI I PLOTË:
Më datë 29.08.2018, në fshatin Sheqmarinas, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja S.Xh., vjeçe 57, e cila, rreth orës 07:50, ndërroi jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.