Një peshkarexhë druri është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur përballë Porto Romanos rreth orës 14:00, 6 milje larg bregut të detit.
Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një problem në baterinë e motorit.
Në bordin e peshkarexhës ndodheshin tre persona ekuipazh, të cilët për të shpëtuar janë edhur në det. Një mjet gomone e Guardia di Financës transportoi ekuipazhin e peshkarexhës.
Mësohet se peshkarexha ishte në pronësi të shtetasi A.S nga Durrësi.
Po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.


