Dy persona kishin marrë një varkë për një shëtitje në zonën e plazhit të currilave në Durrës për të shijuar fundjavën. Shëtitja me pedalone nuk ka rezultuar një ide e mirë gjatë ditës së sotme ku deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar, që ka shkaktuar dhe përmbysjen e varkës.
Varka nuk ishte shumë larg bregut të detit, në momentin kur është përmbysur. Një nga personat ka mundur të dalë në breg, ku është ndihmuar edhe nga persona të tjerë që ndodheshin aty, ndërsa personi tjetër nuk gjendet ende.
Policia kufitare ka nisur kërkimet në det për gjendjen e personit tjetër.


