Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku është gjetur një trup i pajetë në det.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i përket një 60-vjeçari, ende të paidentifikuar, me gjatësi 170 cm, i cili ka veshur këmishë dhe pantallona kafe, me atlete blu. Viktima nuk ka shenja dhunë në trup dhe dyshohet të jetë mbytur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.


