Një ngjarje aksidentale e pazakontë ka ndodhur në qytetin Durrësit. Një fëmijë 4-vjeçar i cili ka qenë duke luajtur mbi divanin shtëpisë, në një moment, pas një kërcimi, ka dalë nga dritarja dhe ka rënë nga kati i tretë i pallatit.
Pas kësaj ai u dërgua dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 29. 07. 2018, në lagjen nr. 12, shtetasi i mitur M. P. vjeç 4, duke luajtur në divanin e banesës së tij, në katin e tretë të pallatit, aksidentalisht ka rënë nga dritarja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për ngjarje aksidentale.


