Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Dyshohet se 70-vjeçari mund të jetë rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, pranë shëtitores “Taulantia”.
Burime të afërta thanë se i moshuar i jetonte në Itali, dhe kishte ardhur pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës.
Të njëjtat burime thane se ai zgjohej herët dhe dilte për ecje në mëngjes. I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit, dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit, pranë godinës së Universitetit.
Po sot, herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali, pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri.
Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.


