Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Kënetës.
Bëhet fjalë për një krim në një familje, ku djali ka plagosur me thikë nënën e babanë.
Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes 25 vjeçarit dhe prinderve të tij.
Dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.
Në vijim priten të zbardhen të tjera detaje.