CIA jep detaje mbi operacionet që ajo nisi në Shqipëri me qëllim rrëzimin e regjimit komunist. Më 1952 nisi një operacion për infiltrimin e agjentëve dhe ai rezultoi i suksesshëm. Po ashtu në një dokument të deklasifikuar nga CIA tregohet se si Tito refuzoi Ahmet Zogun, i cili kërkoi bashkëpunim për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti.
Maj 1952
Marrje në pyetje e Xhevdet Malo, bir i Omer e Qazime Malo, i lindur dhe rezident në Konispol. Ai është 25 vjeç, ka arsim elementar dhe ka qenë punonjës i administratës. Duke qenë anti-komunist ai u përjashtua nga puna në postë në Konispol më 25 maj 1951. Ai deklaron sa më poshtë: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për organizata anti-qeveritare, përveç personave individualë që në një mënyrë apo në një tjetër janë kundër regjimit. Në Konispol drejtuesit kryesorë komunistë janë sekretari i partisë Jonuz Tartari, kryetari Ali Xhelo, Feim Ali Menko, Vangjel Mane e Nuredin Basho. Në Konispol ka rreth 50 anëtarë partie, të cilët urrehen nga populli. Ditën e Bajramit 1951 komunisti Laze Badeja qëlloi me domate në publik myftiun musliman Hafuz Fuat për ta tallur”. Njerëzit kanë dëgjuar për Komitetin Shqipëria e Lirë dhe shpreson të çlirimi i tyre. Si Hasan Dosti dhe Abaz Kupi janë të njohur në zonë, por njerëzit nuk dinë shumë për të tjerët pasi fletushkat e lëshuara nuk e përmendin përbërjen e komitetit. Ata janë përmendur në transmetimet radio por fshatarët nuk kanë pasur rast për t’i dëgjuar. Njerëzit kanë besim te anglo-amerikanët dhe shpresojnë të çlirimi prej tyre. Në lidhje me Jugosllavinë mund të them me siguri se askund në Shqipëri nuk gjen simpati për të dhe askush nuk e dëshiron çlirimin prej saj. Përkundrazi ata e mbajnë Jugosllavinë përgjegjëse për të gjitha fatkeqësitë e vendit dhe e urrejnë thuajse sa dhe regjimin e Enver Hoxhës. Në lidhje me Greqinë njerëzit shikojnë me armiqësi pretendimet e saj për Vorio-Epirin dhe nuk presin ndihmë prej saj për sa kohë që nuk heq dorë nga pretendimet. Jam i sigurt se në rast se Greqia pushton Shqipërinë në rajo0nin tonë do të luftohet deri në fund. 95 për qind e popullit kanë gjithashtu urrejtje ndaj Rusisë pasi e konsiderojnë si shkaktare të vuajtjeve dhe gjakderdhjes në vend. Propaganda e Partisë Komuniste në favor të Bashkimit Sovjetik gjithashtu përçmohet nga masat popullore dhe veçanërisht ato fshatare. Në lidhje me rolin e qeverisë së ardhshme në Shqipëri mendoj se Komiteti Shqipëria e Lirë reflekton vullnetin e popullit. Populli ynë ka provuar disa lloje diktaturash të përvuajtshme e të përgjakshme prandaj tani duan një regjim demokratik. Në zonën tonë njerëzit nuk bëjnë dallime mes komunistëve por i konsiderojnë të gjithë si armiq. Kohët e fundit ka pasur një spastrim në degën lokale të partisë por që nuk është reklamuar publikisht prej diktaturës së ashpër. Njoh shumë anëtarë të partisë që janë të pakënaqur me regjimin por nuk flasin nga frika. Personat e mëposhtëm mund të jenë të besueshëm për lëvizjen e rezistencës: Mustafa Kareci, Beqo Plaku, Abedin Veshi, Neshet Myderizi dhe Vesel Madani nga Konispoli. Në mars 1951 Sigurimi arrestoi Hasim Moderizin me akuzat se dinte për arratisjen e një punonjësi të zyrës bujqësore. Ai u dënua me dhjetë vjet burg nga gjykata ushtarake e Gjirokastrës. Në prill 1951 Malo Zejno nga Konispoli u arrestua se tentoi të arratisej në Greqi dhe u dënua me 10 vjet burg në Gjirokastër. Në Konispol nuk janë lëshuar fletushka të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, por në 1951 kam parë një të tillë ku ishte vizatuar një fshatar që i kishin hipur në kurriz Enveri dhe Stalini. Pas arrestimeve disa komunistë dhe spiunë të Konispolit mbajnë armë. Në rajon nuk ka repart ushtarak”.
Komunikimet
Megjithëse në Shqipëri nuk ka ligj për censurën, agjentët e Sigurimit kontrollojnë gjithçka, veçanërisht letrat që dërgohen nga fshati. Ka pulla për letrat brenda dhe jashtë vendit, të cilat zakonisht shënohen me ditëlindjen e Stalinit, 1 Majin, Kongresin e Përmetit etj.Komunikimi në telefon është falas, ashtu si dhe telegramet që nuk janë të dyshimta. Banorët dëgjojnë rregullisht fshehtas Zërin e Amerikës dhe BBC, ndërsa radion e Komitetit Shqipëria e Lirë nuk e kanë dëgjuar.
Marrje në pyetje e Myftar Gode e Isa Gode
Isa Gode është 53 vjeç iu lindur në fshatin e Golemit, por ka jetuar në Lushnje. Ka qenë rreshter në ushtri. Myftar Gode është 32 vjeç, i lindur në Golem dhe ka jetuar në Fier. Ata erdhën në kampin e Lavrion në 25 tetor 1951.
Situata politike
Në rajonin e Fierit opozitarët kryesorë të regjimit janë Kapllan Dervishi nga Kolonja, Nuredin Aliu nga Cakrani, Asllan Hajno. Ndërsa në rajonin e Kurveleshit anti-komunistët janë prifti Nebi Zace, Memisha Ziguri, pronari i tokave Riza Cane, Myftar Duka e Dame Laba. Në Fier erdhën në 1951 për vizitë udhëheqësit komunistë Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Abdyl Këllezi, Hysni Kapo, Vito Kapo. Ata vizituan ndërmarrje të ndryshme ekonomike dhe institucionet e sigurisë. Po në këtë vit erdhi dhe një delegacion gjeologjik rus që vizituan disa fshatra, veçanërisht Kapaj, ku thuhej se do të nxirret uranium. Grupi drejtohej nga një grua sovjetike e cila sapo zbuloi sinjalizime për mineralet u nis menjëherë për të bërë analizat në Tiranë. Ajo ishte shumë entuziaste për zbulimin dhe i kishte thënë kolegëve shqiptarë se toka shqiptare është dhjetë herë më e pasur nëntokë sesa në sipërfaqe. Në Kapaj më pas janë shkarkuar shumë makineri, të cilat zhvendoseshin në Kuçovë ose Lushnje me qëllim të mos shiheshin nga njerëzit.
9 korrik 1952
Shqipëri, gjendja e brendshme politike
Duke gjykuar nga raportimet e ardhura gjendja politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Rivaliteti i ashpër mes Hoxhës e Shehut vazhdon prapa kuintave, por nuk ka shenja se mund të kemi së shpejti një përballje publike. Kongresi i dytë i partisë i mbajtur në mars 1952 zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe u ngarkuan në poste të ulëta partiake, që do të thotë se po përpiqen të rrisin disiplinën e partisë. Edhe pas këtij kongresi nisi fushata e spastrimeve të zyrtarëve, kryesisht për përvetësime fondesh, mungesë disipline dhe raste të tjera korrupsioni. Situata ekonomike, e cila prej muajsh ka qenë e dëshpëruar, nuk tregon shenja përmirësimi. Çmimet e ushqimeve janë të paarritshme për punonjësit e zakonshëm dhe shumë artikuj nuk mund të blihen. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të dërgonte grurë për popullatën që po vdiste urie. Moska ka dërguar gjithashtu makineri për rritjen e kapacitete industriale, por dërgesat kanë qenë të ngadalta dhe shpeshherë të papërshtatshme për detyrat. Gjithsesi hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni në Tiranë janë kompletuar, së bashku me disa punime rrugësh e hekurudhash, dhe vazhdon puna për tharjen e kënetës së Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat. Ushtria e Shqipërisë, e cila ka qenë nën kontrollin e rreptë të organeve të partisë, thuhet se është në proces zgjerimi. Raportime të sakta ende konfirmojnë se ajo përbëhet nga tre divizione, ndërsa lajme të tjera thonë se ato mund të jenë shtuar në pesë. Ushtria nuk është më në kontroll të aparatit të brendshëm të sigurisë, i cili tashmë kontrollohet nga Sigurimi dhe Policia e Popullit, ndërsa rojet kufitare janë ende nën kontrollin e ushtrisë. Këto organe nuk kanë ende besimin e plotë të qeverisë prej faktit se në polici bëhen reduktime me detyrim dhe se në ushtri ka disiplinë të ashpër.
Roli jugosllav
Raportime të kohëve të fundit tregojnë për një ndryshim të qëndrimit nga Jugosllavia, megjithëse ka dallime të qëndrimeve nga një zëdhënës te tjetri. Një vit më parë Tito ka kundërshtuar çdo veprim ushtarak ndaj Shqipërisë nga frika e reagimit dhe e akuzave të Bashkimit Sovjetik për konspiracion të Jugosllavisë ndaj Shqipërisë. Në të njëjtën kohë jugosllavët janë përfshirë në operacione të vogla infiltrimesh, dhe Tito i është përgjigjur negativisht një apeli të mbretit shqiptar Zog, duke thënë se aktualisht nuk ishte i gatshëm për të bashkëpunuar në përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Pra megjithëse raportimet kanë ndryshime, duket se aktualisht politika e Jugosllavisë drejt Shqipërisë është e tipit agresive pozitive. Në maj 1952 emisarëve të mbretit Zog në takimin me përfaqësuesit e Titos, iu tha se Jugosllavia nuk merakosej nëse Shqipëria është republikë apo monarki, por vetëm që ajo të jetë miqësore ndaj Beogradit, pasi një konflikt mes të dyjave mund të përshkallëzohet në luftë rajonale. Tito gjithsesi tregoi gatishmëri për të diskutuar plane të së ardhmes në përmbysjen e regjimit në Shqipëri, si dhe pranoi vazhdimin e bisedimeve në Turqi në korrik, të cilat nuk u realizuan. Më 26 maj gjatë një bisede me një zyrtar amerikan, Xhilas tha se Jugosllavia dëshironte një Shqipëri të pavarur dhe jo të ndarë mes Italisë e Greqisë. Ai shtoi se Jugosllavia nuk kishte kundërshtime nëse regjimi sovjetik i atjeshëm përmbysej dhe në fuqi vinin grupet demokratike. Ai tha gjithashtu se Jugosllavia nuk trembej se një ndryshim në Shqipëri mund të provokojë Rusinë. Në bisedën me të njëjtin burim, zv. ministri i jashtëm Leo Mates shprehu opinionin se Shqipëria nuk ia vlente nisjen e një lufte dhe se Rusia mund të ndërhynte nëse dëmtohej prestigji i saj në botën komuniste. Ndërsa ministri jugosllav në Romë i tha të njëjtit burim në 28 maj se nuk besonte se sovjetikët do të bënin diçka nëse përmbysej regjimi në Shqipëri, pasi provë për këtë ishte mungesa e një marrëveshje zyrtare e ndihmës reciproke mes dy vendeve. Në qershor një emisar jugosllav u takua në Romë me disa përfaqësues të BKI dhe deklaroi: “Tito do të përdorë forcën nëse është e nevojshme për mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë; Komunizmi, megjithëse është i nevojshëm për jugosllavët, mund të jetë i dëmshëm për Shqipërinë, Çlirimi i Shqipërisë mund të vijë vetëm nga Komiteti i Prizrenit, dhe se tentativat nga burime të tjera do të shkaktojnë vetëm gjakderdhje të panevojshme”. Ai shtoi se shqiptarët në Jugosllavi janë të gatshëm të përmbysin regjimin në momentin e duhur, dhe se BRSS nuk është i gatshëm të hynte në luftë për Shqipërinë. Operacionet e agjentëve jugosllavë janë shtuar kohët e fundit dhe të infiltruari po trajtohen gjithnjë e më mirë. Sipas një kabllogrami grek, raportohet se Athina do të preferonte më mirë që të ndante Shqipërinë sesa ta shihte të aneksuar nga Jugosllavia, dhe kjo reflekton në përgjithësi mendësinë greke ndaj problemit.
Operacionet
Që prej 1 prillit tre grupe janë infiltruar me sukses në Shqipëri nga toka, plus një grup anglo-amerikan që është infiltruar nga deti.Grupi që hyri për një kohë të shkurtër në veri të Shqipërisë nga Jugosllavia, kaloi aty dimrin dhe më pas dolën nga territori. Ata janë duke dhënë raportin e operacionet , të cilin po e presim. Tre anëtarë të një grupi të dytë të infiltruar, gjithashtu janë kthyer dhe kanë raportuar gjerësish mbi udhëtimin e tyre. Ata lanë pas katër anëtarë të grupit të tyre dhe përmbledhjen e deklaratave të tyre e kemi bashkangjitur këtu. Një grup i tretë është i infiltruar në Shqipëri prej dy javësh dhe prej tyre ende nuk kemi asnjë informacion. Operacionet e vitit 1952 kanë qenë në përgjithësi shumë më të suksesshme sesa ato të 1951, kryesisht prej kualitetit superior të agjentëve të rekrutuar. Në raportin e mëposhtëm përshkruhet gjendja aktuale brenda Shqipërisë dhe një panoramë e operacioneve të grupeve tona. Siç u përmend më sipër, raporti vjen nga 3 agjentët e rikthyer të grupit prej 7 personash që vepronte në Shqipërinë veri-qendrore. Individët u detyruan të tërhiqeshin prej kushteve të ushqimit, dhe gjithashtu pasi puna e tyre si udhërrëfyes për pjesën tjetër të grupit ishte kompletuar.
Detajet e raportit
Shumica e komunistëve besohet se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë për përmbysjen e qeverisë, pasi janë të zhgënjyer me regjimin aktual, ata besojnë se BRSS nuk do të rrezikojë të hyjë në luftë për Shqipërinë dhe tremben se në rast të rënies së qeverisë Hoxha do të duhet të japin llogari te regjimet e reja që do të vijnë. Qeveria nuk i zë më bese as policisë dhe besohet se shumica e forcave janë në favorin tonë. Rreth 90 për qind e njerëzve besohet se janë të gatshëm të veprojnë në favor të një lëvizjeje serioze për përmbysjen e pushtetit, por ata kërkojnë garanci se nuk do të ketë tolerime territoriale ndaj Greqisë e Jugosllavisë, apo Italisë. Popullata është me të drejtë pak konfuze në lidhje me sponsorizimet e ndryshme ndaj grupeve të emigracionit dhe besojnë se nëse grupet nuk bashkohen në një front të vetëm, operacionet e tyre mund t’i bëjnë më shumë dëm sesa të mirë vendit. Qeveria ka bërë një propagandë të efektshme duke përfituar nga situata. Ajo akuzon Komitetin Shqipëria e Lirë se punon për llogari të Greqisë, me qëllim kthimin te Athina të Epirit të Veriut. Propaganda e Hoxhës thotë se grupet e sponsorizuara nga Itali kërkojnë të rivendosin përsëri hegjemoninë italiane, ndërsa grupet e sponsorizuara nga Jugosllavia kërkojnë t’i japin Kosovën Jugosllavisë. Agjentët e kapur i kanë raportuar autoriteteve emrat e atyre që i kishin ndihmuar, dhe shumë shqiptarë besojnë se është më mirë t’i dorëzojnë grupet e infiltruara te autoritetet. Grupet e dërguara nga Jugosllavia nuk kanë shumë influencë të popullatat, dhe as ato të dërguara nga Greqia nuk shihen me simpati. Ka grupe të vogla rezistence në shumë fshatra e qyteza, deri në njëfarë mase aktive, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë kontakte me jashtë vendit. Disa kontakte të grupeve tona kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me forca të jashtme, një prej tyre ishte anëtar i Sigurimit. Megjithë ndjenjat anti-qeveritare të popullatës dhe mosbesimin e qeverisë te policia, praj 1 marsit autoritetet u kanë dhënë armë fshatarëve në zonat kufitare. Rreth 100 pushkë janë shpërndarë në qyteza me rreth 500 banorë, me të cilat vullnetarët bëjnë roje prej orës 20.00 deri në 24.00, për të zbuluar grupet të infiltruara ose për të ruajtur që banorët të mos marrin fletushkat dhe furnizimet e lëshuara. Situata e ushqimit është shumë e rëndë. 1 kg bukë kushton 70 lek kur një punëtor i zakonshëm paguhet 75 deri në 120 lek në ditë. Grupet tona kanë arritur të mbijetojnë me anë të racioneve të tyre të emergjencës, pa iu nevojitur të kërkonin ushqim nga lokalët. Popullata ishte e kënaqur me idenë e ushqim3ve të lëshuara nga Komiteti Shqipëria e Lirë, por thanë se nga kjo kishin përfituar vetëm anëtarët e partisë, pasi askush nuk ishte lejuar t’i mbante pakot e mbledhura. Megjithëse qeveria njoftoi se ushqimet e lëshuara janë të helmuara, grupet thanë se kjo ishte besuar nga njerëzit. Dokumentet që kishin me vete grupet e kaluan provën e kontrollit, si me autoritetet që i ndaluan dhe nga miqtë e kontaktuar. Një nga grupet raporton se është e rëndësishme që grupe të ardhshme të pajiset me valutë shqiptare