Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Një i mitur ka rënë nga kati i tretë i ballkonit të shtëpisë së tij.
4-vjeçari me inicialet M.P ka qenë duke luajtur në ballkonin e shtëpisë teksa ka rënë aksidentalisht.
I vogli është transportuar me urgjencë në spital dhe sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Momentalisht i mituri po lufton për jetën.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës po punon për zbardhjen e ngjarjes.


