Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë një 26-vjeçar ka humbur jetë
Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me kaçavidë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje.


