Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm 23 milje nga bregu i Adriatikut në afërsi të Riminit në Itali.
Një anije anija me flamur shqiptar ka goditur aksidentalisht një peshkarexhë italiane, me 4 marinarë në bord, e cila është fundosur.
Ka qenë po ekuipazhi i anijes me flamur shqiptar që ka bërë të mundur shpëtimin e 4 marinarëve italianë, të cilët mësohet se janë në gjendje të mirë.


