Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Cërrik, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë.
Paraprakisht dyshohet se viktima është mbytur në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen, ku u gjet nga banorët e zonës.
Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


