Një grua është mbytur pasditen e sotme në ujërat e Shëngjinit.
Mësohet se 71-vjeçarja Sh. L, kishte hyrë në det për t’u larë dhe nuk doli më e gjallë. Dyshohet paraprakisht se gruaja nga Podujeva e Kosovës është mbytur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Disa persona kanë humbur jetën në det këtë sezon.


