Mbytet në rezervuarin e Koshnicës një shtetas 58-vjeçar. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ai vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.
Viktima dyshohet se është personi që kishte marrë me koncesion rezervuarin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.