Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. I riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore. Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.


