• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Kirurgu francez dyshohet të ketë përdhunuar seksualisht dhe keqtrajtuar 349 fëmijë
Home
Nderkombetare

E RËNDË/ Kirurgu francez dyshohet të ketë përdhunuar seksualisht dhe keqtrajtuar 349 fëmijë

21 December, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Një kirurg francez mund të ketë përdhunuar apo abuzuar seksualisht deri në 349 fëmijë gjatë karrierës së tij gati 30 vjeçare, ka thënë një prokuror që po heton atë që mund të jetë rasti më i madh i pedofilisë në Francë.

Joel Le Scouarnec, 68 vjeç, pritet të dalë para gjykatës në mars nën akuzat për përdhunim dhe abuzim seksual me katër viktima fëmijë, raporton AFP. Pretendimet kundër tij mbulojnë tri dekadat gjatë të cilave ai kishte ushtruar profesionin e tij në disa pjesë të Francës, transmeton Koha.net.

Aty përfshihen akuza se ai ka përdhunuar një vajzë gjashtë vjeçare që ka jetuar në lagjen e tij, se e ka përdhunuar një të afërme të re dhe e ka sulmuar seksualisht një tjetër, ka abuzuar me një pacient fëmijë dhe se është ekspozuar në mënyrë të pahijshme. Pas ngritjes së akuzave kundër tij për këto raste, hetuesit kanë zbuluar ditarë sekretë në të cilët Le Scouarnec përshkruante skena seksuale ku përfshihen shumë më shumë fëmijë.

Fëmijët ishin me emra, që ia ka mundësuar policisë t’i gjejë dhe t’i marrë dëshmitë e tyre, duke çuar kështu në akuza të reja ndaj tij. Avokatët e Le Scouarneces kanë thënë se shkrimet në ditarë ishin “fantazi”.

Të premten, Laureline Peyrefitte, kryeprokurore e qytetit Lorient në Brittany, në veriperëndim të Francës, tha se numri i viktimave të mundshme tani shkon në 349. Në shumë raste, krimet e supozuara ishin kryer shumë kohë më parë për t’u ndjekur penalisht.

Në total, 229 janë marrë në pyetje nga hetuesit, nga të cilët 197 kanë ngritur padi, ka thënë Peyrefitte, duke shtuar se rasti është bërë “i jashtëzakonshëm” nga mënyra se si janë zbuluar krimet dhe nga fakti i numrit të madh të viktimave të dyshuara. Një avokate për disa prej viktimave të supozuara, Francesca Satta, i ka thënë AFP-së se “ata i kujtojnë shumë mirë përjetimet por kurrë s’kanë folur për to sepse kanë pasur frikë”.

Le Scouarnec ishte dënuar me katër muaj burgim me kusht më 2005 për posedim të pornografisë me fëmijë. Doktori i pensionuar rrezikon dënim me burgim deri në 20 vjet nëse shpallet fajtor ndaj akuzave të para, për çka do të gjykohet në qytetin jugperëndimor të Saintes nga 13 deri më 17 mars. Aktualisht ai është në burg, duke pritur seancën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FJALËT E SHENJTA"/ Rama citon Nënë Terezën: Bëj për njerëzit duke u nisur nga vetvetja
Previous article "NË FUND TË JANARIT"/ Vuçiç: Samiti i radhës për shengenin ballkanik do të mbahet në Beograd

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT