• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Ishte prekur nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë 17-vjeçarja në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Ishte prekur nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë 17-vjeçarja në Durrës

15 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një vajzë 17-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi vuante nga sëmundja e meningjitit.

Sipas informacioneve, adoleshntja ishte dërguar ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas nga aty drejt kryeqytetit, ku ka ndërruar jetë paraditen e sotme.

Ndërkohë po trajtohen familjarë të saj dhe personeli mjekësor që është kujdesur për 17-vjeçaren pasi kjo sëmundje është ngjitëse.

Çfarë është meningjiti?

Meningjiti është një lloj sëmundje që vepron me anë të baktereve dhe prek membranat që rrethojnë trurin dhe shtyllën kurrizore. Duke sulmuar këto membrana që janë përgjegjëse për mbrojtjen e sistemit nervor qëndror, organizmi bëhet më vurnerabël dhe i dobët. Kështu pasojat e sëmundjes fare lehtë mund të jenë fatale. Lloji më i rrezikshëm është meningjiti bakterial i cili mund të çojë në probleme serioze të organizmit apo humbjen e jetës.

Çdo vit në botë më shumë se 1.2 milion persona vuajnë nga kjo sëmundje. Në vitin 2006 bakteri i meningjitit ishte vdekjeprurës në masën 34%, ndërsa tek pjesa tjetër e njerëzve të prekur sëmundja la pasoja të përherëshme. Konsiderohet si një sëmundje serioze e cila zakonisht shfaqet në stinën e dimrit, në mot shumë të ftohtë. Bakteri që shkakton këtë sëmundje mund të kalohet nga një person në tjetrin me anë të teshtimave, kollitjes apo sekrecioneve të ndryshme. Disa tipe të veçanta të sëmundjes mund të transmetohen edhe nëpërmjet ushqimit.

Më të rrezikuarit

Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me bakterin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, meningjiti prek më së shumti personat mosha 1 deri në 30 vjeç. Kjo ndodh sepse sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht bebet, femijet dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar këtë bakter. Mund të shfaqet në mënyrë të papritur në çdo cep të globit edhe pse në zonat ku epidemitë janë të shpeshta, siç është Afrika rreziku është shumë i madh.

Simptomat e meningjitit
Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen në një kohë shumë të shkurtër. Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit.
Tek simptomat e sëmundjes përfshihen:
Të vjellat
Marramendja
Temperatura e lartë
Dhimbja e muskujve
Ndjeshmëria ndaj dritës
Dhimbja e kokës
Konfuzioni
Gjymtyrë të ftohta
Skuqje e lëkurës
Ndërsa tek fëmijët mund të shikoni edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtë, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqëndrimit dhe mungesë oreksi.

Çfarë të bëni?

Meningjiti është një sëmundje e rrezikshme, por e kurueshme dhe gjithnjë prezente mes njerëzve. Mjafton të merrni masat e duhura kundra saj. Sapo të ndjeni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku apo të drejtoheni në urgjencën më të afërt. Kjo sëmundje serioze trajtohet me anë të antibiotikëve dhe medikamente të tjera vetëm në spital. Për ta parandaluar sëmundjen këshillohet bërja e vakinës kundër meningjitit e cila aplikohet si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Gjithësesi thelbësore është të konsultoheni në kohë me mjekun për simptomat pa kaluar 24 orët e para kritike të sëmundjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KANË VRARË BABANË"/ Detaje të reja nga atentati në Athinë, djali i viktimës telefonon shokun e tij dhe…
Previous article TRONDIT studimi: Kanceri i zorrëve po rritet tek moshat nën 50 vjeç në mbarë botën!

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT