Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi ka humbur jetën një fëmijë 16-muajsh.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. pasi një fëmijë humbi jetën nga një kokërr qershi, pasi u mbyt.
Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.


