Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, në Tropojë.
Mësohet se trupi i përket një gruaje 78-vjeçare, dhe është gjetur në vendin e quajtur Ura Dushaj. Policia ka njoftuar se paraprakisht nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e gruas, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të3 vdekjes së saj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.
Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


