Një 67-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukeës, një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur hapjen e derës së banesës.
Policia ka konstatuar se 67-vjeçari, i identifikuar si Sherif Dumi, u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.