• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Biznesmeni i njohur shqiptar humb jetën pas infektimit me koronavirus
Home
Rajon

E RËNDË/ Biznesmeni i njohur shqiptar humb jetën pas infektimit me koronavirus

21 July, 2020 s.autor Rajon

Biznesmeni i njohur shqiptar, Latif Kryeziu ka ndërruar jetë ditën e sotme, njoftoi familja. Trishtim për vdekjen e të ndjerit, shprehën dhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Kryeziu i cili ishte pronar i kompanisë së njohur të derivateve “Al-Petroll” e së fundi solli edhe brendin e njohur “Shell”, e ka humbur betejën me koronavirusin ndërsa ishte duke u trajtuar në një klinikë në qytetin e Shkupit.

Pronari i Shell Kosova, Latif Kryeziu i njohur dhe me mbiemrin Bubaveci, kishte mbi 60 pika karburanti në të gjithë Kosovën.

Ish-kryetari i Agjencionit Kosovar të Bizneseve, Agim Shahini, u shpreh: “Latif Kryeziu nuk jemi duke besuar se na ike kaq shpejt, nuk do ju harrojmë kurrë ty dhe veprat tua që bëre për ekonominë e Kosovës.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha: “Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu. Ai ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. “

Edhe Kadri Veseli lëshoi një koment: “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut tim Latif Kryeziu, sipërmarrësit të suksesshëm që krijoi mijëra vende pune dhe atdhetarit të madh që dha mbështetjen meritore për kauzën tonë kombëtare. Vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën. Latif Kryeziu arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e bizneseve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale, duke sjellë tek ne brendin e mirënjohur “Shell”. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij! Ta kujtojmë përherë për veprat e mira që la pas!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA KOMBËTARE E MBËSHTETJES NË BUJQËSI/ Muhameti përfitues prej vitit 2013, tashmë me 400 krerë të imta fiton...
Previous article PANDEMIA E COVID-19/ Austria bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT